Source text in English | Translation by Ledja (#8801) — Winner |
I remember reading once that some fellows use language to conceal thought, but it's been my experience that a good many more use it instead of thought. A businessman's conversation should be regulated by fewer and simpler rules than any other function of the human animal. They are: Have something to say. Say it. Stop talking. Beginning before you know what you want to say and keeping on after you have said it lands a merchant in a lawsuit or the poorhouse, and the first is a short cut to the second. I maintain a legal department here, and it costs a lot of money, but it's to keep me from going to law. It's all right when you are calling on a girl or talking with friends after dinner to run a conversation like a Sunday-school excursion, with stops to pick flowers; but in the office your sentences should be the shortest distance possible between periods. Cut out the introduction and the peroration, and stop before you get to secondly. You've got to preach short sermons to catch sinners; and deacons won't believe they need long ones themselves. Give fools the first and women the last word. The meat's always in the middle of the sandwich. Of course, a light butter on either side of it doesn't do any harm if it's intended for a man who likes butter. Remember, too, that it's easier to look wise than to talk wisdom. Say less than the other fellow and listen more than you talk; for when a man's listening he isn't telling on himself and he's flattering the fellow who is. Give most men a good listener and most women enough note-paper and they'll tell all they know. Money talks -- but not unless its owner has a loose tongue, and then its remarks are always offensive. Poverty talks, too, but nobody wants to hear what it has to say. | Më kujtohet që kam lexuar një herë se disa njerëz e përdorin gjuhën për të fshehur mendimin, por në përvojën time janë më të shumtë ata që e përdorin në vend të mendimit. Biseda e një biznesmeni duhet mbajtur nën kontroll nga rregulla më të pakta e më të thjeshta se çdolloj funksioni tjetër i species njerëzore. Këto janë: Ki diçka për të thënë. Thuaje. Pusho së foluri. T’ia nisësh para se ta dish se ç'do thuash dhe të vazhdosh pasi ta kesh thënë e plas tregtarin në derë të gjyqit a strehës vorfënore, dhe e para i bie shkurt për tek e dyta. Mbaj një sektor ligjor këtu, dhe kushton goxha para, por e kam që të mos u drejtohem gjyqeve. Kur shkon të takohesh me një vajzë apo flet me miq pas darke, s’ka gjë se e zhvillon bisedën si ekskursion i shkollës së të dielës, me ndalesa për të mbledhur lule; ama në zyrë fjalitë duhet t'i kesh me distancën më të shkurtër që mundet nga pika në pikë. Hiqe hyrjen e ligjëratën dhe ndal para se të vish tek “së dyti”. Duhet t’i mbash predikimet shkurt që të zësh mëkatarët; as dhjakët vetë nuk besojnë se u hyjnë në punë predikime të gjata. Jepu budallenjve fjalën më të parë dhe grave atë më të fundit. Mishi gjendet gjithnjë në mes të sanduiçit. Natyrisht, nga pak gjalpë në secilën anë nuk prish punë nëse është për një njeri që e ka qejf gjalpin. Ki parasysh gjithashtu se është më e lehtë të dukesh i zgjuar sesa të flasësh me zgjuarsi. Thuaj më pak se bashkëfolësi dhe dëgjo më shumë seç flet; se, kur dikush mban vesh, nuk po i nxjerr të palarat vetes dhe po i bën qejfin atij që po nxjerr të vetat. Jepu të shumtës së burrave një dëgjues të mirë e të shumtës së grave fletë shënimi të mjaftueshme, e kanë për të dëftyer gjithçka që dinë. Paraja flet -- por vetëm nëse i zoti e ka gjuhën të gjatë, e atëherë vërejtjet i ka përherë fyese. Edhe skamja flet, por askush s’do t’ia vërë veshin se ç'ka për të thënë. |